Hiqet guri përkujtimor i nënës që e dogji vetën pasi i varrosi eshtrat e bijve të vrarë nga forcat serbe

Hiqet guri përkujtimor i nënës që e dogji vetën pasi i varrosi eshtrat e bijve të vrarë nga forcat serbe

Profesori universitar, Ag Apolloni ka treguar se është hequr guri përkujtimor i Pashkë Markut, nënës që dogji veten pas kthimit dhe varrimit të mbetjeve të bijve të saj të vrarë dhe të djegur nga kriminelët serbë, është hequr me bager nga pronari i tokës, në Korenicës të Gjakovës, raporton GazetaBlic.

Ai ka thënë se “Nëna Pashkë është simbol i Kosovës, prandaj heqja e atij guri është një gjest i pamenduar i pronarit”.

Si dhe ka kërkuar nga qeveria dhe qytetarët e Kosovës, ta mbrojnë këtë simbol, duke e kthyer gurin aty ku ka qenë.

“Lus Qeverinë dhe qytetarët e Kosovës ta mbrojnë këtë simbol, duke e kthyer gurin aty ku ka qenë, në atë arë të Korenicës (Gjakovë)”.

Related Articles