Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Hisen Berisha ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit të Republikës.
Madje, ai ka shkuar deri në atë pikë sa ta etiketojë si komunist.
Berisha hodhi edhe dyshime nëse Kurti është mirë mentalisht.
“Kurti është komunist. Kam dilema nëse është mirë mentalisht. E shkroi fundin e tij të turpshëm“, tha ndër tjerash ligjvënësi kosovar nga radhët e partisë më të madhe opozitare.