Çdo 28 qershor serbët festojnë Ditën e Shën Vidit, e njohur si Vidovdan.
Ata mblidhen në kisha dhe tempuj të shenjtë të popullit serb, në Graçanicë dhe Gazimestan, për të kryer rituale fetare, si përkujtim i Betejës së Kosovës.
Beteja e Kosovës u zhvillua më 28 qershor 1389 në Fushën e Kosovës, ku, Sulltan Murati u përball me rezistencën e koalicionit të princave të Ballkanit.
Lufta ndodhi në mes të ushtrive të koalicionit të princave ballkanas, të prirë nga princi Lazar dhe Perandorisë Osmane e udhëhequr nga sulltan Murati I.
Sipas historisë, kjo ka qenë njëra ndër betejat më të ashpra, e cila u karakterizua me humbje të mëdha të ushtarëve si nga ana e ballkanasve, ashtu edhe nga ajo e otomanëve.
Pas një rezistence të gjatë, u vranë të dy prijësit, edhe princi Lazar edhe sulltan Mrati I.
Se kush e vrau Lazarin nuk dihet, ndërkaq sulltan Murati thuhet se u vra nga Millosh Obiliqi.