Historia rrëqethëse e familjes shqiptare që u shua në tragjedinë e Bullgarisë

Historia rrëqethëse e familjes shqiptare që u shua në tragjedinë e Bullgarisë

Në mesin e viktimave ishin edhe binjakët 4-vjeçarë Luani e Albani dhe prindërit e tyre. Ata vdiqën së bashku me nënën e tyre Avnien dhe babanë Xhihanin, në zjarrin ku humbën jetën dhe 41 të tjerë dhjetë prej të cilëve fëmijë.

Nëna shqiptare u gjet e vdekur me dy djemtë e saj në krahë, pranë dyerve të autobusit pa arritur të dalë.

Bogaj rrëfen detajin se çifti nuk kishin pasur fëmijë prej vitesh dhe më në fund ishin bërë me binjakë, edhe nuk arritën ta shijonin për një kohë të gjatë këtë mrekulli të dyfishtë.

Turistët fatkeqë po ktheheshin nga një udhëtim nga Turqia kur u përfshi nga zjarri autobusi në autostradë në Bosnek, pranë kryeqytetit Sofie rreth orës 02.00 të mëngjesit./Gazeta Enigma/

Related Articles