Historiani gjerman, Aleksandër Korb, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ia ka arritur qëllimit për sa i përket tentimit të tij për të hyrë në Kroaci.
Gjatë një interviste për DW, të martën ai ka thënë se “Vuçiqi s’kapse të ankohet”, pasi sipas tij “qëllimit ia ka arritur”.
Vuçiq të dielën e 17 korrikut ka tentuar të hyjë në territorin kroat, pa marrë leje nga autoritet.
Ishte një vizitë private për në Jasenovacin, lokacion ku Serbia pretendon se janë kryer krimeve ndaj serbëve gjatë luftës së dytë botërore.
E pikërisht autoritetet kroate në arsyetimin e refuzimit të viizitës së Vuçiqit kanë thënë se i pari i Serbisë “dëshiron të shkaktojë kaos”.
Edhe historiani gjerman pajtohet se një lider shteti nuk ka vizitë private, thotë se “çdo vizitë e ka një mesazh”.
“Aleksandar Vuçiq nuk ka pse të ankohet. Unë mendoj se ai ia doli të arrijë qëllimin e tij. Provokimi përfundoi me sukses. Pala kroate është, si të thuash, e detyruar të bëjë atë që bëri, Zagrebi nuk e lejoi Vuçiqin të hynte në territorin e Republikës së Kroacisë. Dhe tani shohim në faqet e para të mediave në Serbi se çfarë i përshtatet Vuçiqit, shkruajnë për “ustashët që ia ndaluan Vuçiqit ta vizitojë Jasenovacin” etj. Nëse e shikojmë nga perspektiva e qeverisë serbe, atëherë kjo përllogaritje ishte plotësisht e suksesshme”, ka thënë ai.
Ai po ashtu ka thënë se kjo është një lojë e Serbisë të cilën e përdorë për të paraqitur “situata të reja në Ballkan”.
“Po sigurisht. Është një lojë politike e iniciuar nga qeveria e Serbisë. Një lojë në të cilën as qeveria kroate nuk la përshtypjen më të mirë. Kujtimi i viktimave të Jasenovacit, për të cilin në të vërtetë supozohej të bëhej, bie në planin e dytë apo të tretë në këtë rast. Vitin e kaluar, unë personalisht mora pjesë në një përkujtimore në Jasenovac, ku Kisha Ortodokse Serbe kujtoi viktimat”.
“Aty ishte edhe Milorad Dodik. Pavarësisht se çfarë mendonin ata për politikën e tij në Bosnje dhe Hercegovinë, ishte me të vërtetë një përkujtim dinjitoz ku viktimat ishin realisht në plan të parë. Prandaj, është provë se është vërtet e mundur t’i kujtosh viktimat me dinjitet, por vetëm nëse e ke dashur vërtet”, ka thënë ai.