Hmaza për heqjen e masave nga BE: Qytetarët u ndëshkuan për shkak të papërgjegjësisë së Qeverisë

Hmaza për heqjen e masave nga BE: Qytetarët u ndëshkuan për shkak të papërgjegjësisë së Qeverisë

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se heqja e masave ndëshkuese ndaj vendit është vendim i vonuar, por i mirëpritur.

Në një shkrim në Facebook, ai ka rikujtuar se të njëjtat u vendosën si pasojë e tensioneve dhe moskoordinimit politik të Qeverisë Kurti.

Ai u shpreh tutje se qytetarët u ndëshkuan për shkak të papërgjegjësisë së Qeverisë.

Postimi i plotë:

Heqja e masave nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës është një vendim i vonuar, por i mirëpritur. Këto masa u vendosën si pasojë e tensioneve dhe moskoordinimit politik të kësaj Qeverie me aleatët tanë, megjithatë as progresi nuk mund të arrihet përmes ndëshkimit, por përmes partneritetit dhe bashkëpunimit.

Për Evropën, problemi historikisht ka qenë Serbia dhe jo Kosova. Kosova është pjesë e forcimit të stabilitetit dhe sigurisë në rajonin tonë. Për rrjedhojë, këto masa ndëshkuese kanë prekur padrejtësisht qytetarët, ekonominë dhe perspektivën tonë evropiane.

Qytetarët tanë nuk do të duhej të ndëshkoheshin për shkak të papërgjegjësisë së Qeverisë.

Si vendi me qytetarët më proevropianë në Ballkanin Perëndimor, Kosova meriton trajtim të drejtë, mbështetje të plotë dhe një rrugë të qartë drejt integrimit evropian, pa pengesa që e vonojnë këtë proces.

Related Articles