Holandë – Ukrainë, pesë gola në pjesën e dytë, pas një loje spektakolare e rezultati sensacional

Holandë – Ukrainë, pesë gola në pjesën e dytë, pas një loje spektakolare e rezultati sensacional

Të gjitha golat u shënuan në pjesën e dytë të takimit, i cili u përshkrua me sulme të vazhdueshme në të dy anët dhe dy portat.

Pjesa e parë, edhe pse me shumë raste shënimi nga të dy palët, u mbyllë pa gola, apo sic thuhet në zhargonin e futbollit, me rezultat të bardhë.

Vinaldum 7 minuta pas startit të pjesës së dytë solli në avantazh në “Johan Krojf Arena” Holandën ndaj Ukrainës, në ndeshjen e dtytë të grupit “C”. Golin e dytë për Holandën e shënon, Ëout Ëeghorst, në minutën 58, pasi u gjënd më së miri nga një top I dëbuar nga mbrojtja e Ukrainës. Ndërsa Anri Jarmolenko me një gol spektakolar në minutën 74, ngushtoi rezultatin në 2:1, për ta barazuar në minutën 80-të përmes Jarenchuk me kokë nga afërsia, pas një krosimi nga goditja të lirë.

Kur pritej se ndeshja do të mbyllet me rezultat të barabartë, në skenë del futbollisti holandez, Denzel Demfries, duke shënuar me kokë nga një distancë afër dhjetë metra, për të shënuar njëherit epilogun përfundimtar të takjimit, Holandë – Ukrainë 3 : 2.

Video – Goli i ndeshjes nga Jarmolenko

Grupi C

Rezultate dhe Tabela

Austri – Maqedoni e V. 3 : 1

Holandë – Ukrainë      2 : 2

  1. Austria                                                         1 – 1 – 0 – 0 – (3:1) – 3
  2. Holanda                                                       1 – 1 – 0 – 0 – (3:2) – 3
  3. Ukraina                                                        1 – 0 – 0 – 1 – (2:3) – 0
  4. Maqedonia e V.                                          1 – 0 – 0 – 1 – (1:3) – 0

Related Articles