Hospitalizohen 22 rastet e kontaktit me pacienten e vdekur nga hantavirusi

Hospitalizohen 22 rastet e kontaktit me pacienten e vdekur nga hantavirusi

Ministria franceze e shëndetësisë ka njoftuar se 22 persona të identifikuar që kanë pasur kontakt me një pasagjere holandeze, e cila vdiq nga hantavirusi derisa ishte në bordin e anijes MV Hondius, aktualisht janë duke u hospitalizuar, ka raportuar agjencia e lajmeve “Nova”.

Sipas ministrisë, tetë shtetas francezë të cilët ishin pjesë e fluturimit nga Sainte-Helene për në Johanesburg më 25 prill bashkë me pasagjeren e sëmurë, janë duke u trajtuar nëpër spitale të Parisit.

Të tjerë që kanë udhëtuar në fluturimin Johanesburg-Amsterdam janë shtrirë nëpër spitale tjera nëpër qytete të Francës.

“Ata janë shumë mirë dhe nuk ka asnjë simptomë”, ka thënë ministrja franceze e shëndetësisë, Stephanie Rist.

Ajo shtoi se spitalet nuk janë përballur me telashe në gjetjen e shtretërve për rastet e kontaktit, dhe që të gjithë janë duke u trajtuar nëpër njësi të izoluara të pajisura në mënyrë speciale. 

Related Articles