Hoti akuzon Kurtin se degradoi dialogun nga njohja në Asociacion: Do të shpalos dhe fakte se si ai “evoloi”

Hoti akuzon Kurtin se degradoi dialogun nga njohja në Asociacion: Do të shpalos dhe fakte se si ai “evoloi”

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka renditur, ato që sipas tij, tregojnë për degradimin që i ka ndodhur dialogut përgjatë qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti.

Hoti thotë se që nga viti 2018, partitë politike, pëfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje, ishin dakorduar dhe kishin krijuar një consensus se dialogu duhej zhvilluar pë marrëveshje përfundimtare, ligjërisht të obligueshme, që garantohet ndërkombëtarëisht dhe që në fund ka njohjen reciproke.

Deputeti i LDK-së pyet se çfarë ka ndodhur me dialogun gjatë Qeverisë Kurti dhe pse është degraduar procesi në menaxhim të krizave dhe zbatim të Asociacionit.

Ai ka thënë se ditëve në vijim do të shpalos me detaje dhe fakte se si ka ndryshuar Kurti në raport me dialogun nga takimi i parë e deri tek takimi i fundit dhe nga koha kur kishte qenë opzozitar e deri sot, kur është i gatshëm të zbatojë Asociacionin.

Shkrimi i plotë:

Degradimi i dialogut gjatë Qeverisë Kurti

Nga viti 2018, kur Gjykata Kushtetuese e rrëzoi ligjin për dialog të Qeverisë Haradinaj, aleatët dhe forcat politike në Kosovë, përfshirë edhe partinë që sot është në pushtet, janë dakorduar dhe kanë krijuar konsensus se dialogu do të zhvillohet vetëm për marrëveshje:

1. PËRFUNDIMTARE – e jo të ndërmjetme;

2. LIGJËRISHT TË OBLIGUESHME – që ratifikohet në Kuvendet e të dyja vendeve;

3. ME GARANCI NDËRKOMBËTARE – ku BE dhe ShBA marrin zotimet për zbatim të marrëveshjes dhe për integrimin euro-atlantik të Kosovës;

4. PËR NORMALIZIM TË MARRËDHËNIEVE – ku adresohen të gjitha çështjet vetëm sipas standardeve evropiane të fqinjësisë së mirë; dhe

5. PËR NJOHJE RECIPROKE.

Çfarë ka ndodhur nga marsi 2021 e këndej? Përse u degradua dialogu në menaxhim të krizave dhe zbatim të asociacionit?

Në ditët në vijim do ta shpalosi në detaje dhe me fakte si ka “evoluar” Kurti lidhur me dialogun nga takimi i parë deri në takimin e fundit, nga koha kur bënte opozitë të dhunshme e deri sot kur është i gatshëm të zbatojë asociacionin dhe të trajtohet si pikë e veçantë statusi i kishës ortodokse serbe.

Related Articles