Hoti: Dështim total në investime kapitale, 70% e projekteve për 2023 as s’kanë filluar

Hoti: Dështim total në investime kapitale, 70% e projekteve për 2023 as s’kanë filluar

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë lidhur me aspektin ekonomik, duke thënë se kanë dështuar totalisht sa i përket investimeve kapitale.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka thënë se rreth 70% e projekteve të paraparë për vitin 2023 as nuk kanë filluar.

“Dështim total në investime kapitale: Rreth 70% e projekteve të parapara për 2023 as nuk kanë filluar  Po përsëritet situata e vitit të kaluar. Në periudhën janar-qershor 2023, nga rreth 850 projekte kapitale në nivelin qendror, 70% të projekteve as nuk kanë filluar dhe janë me 0% realizim.  Në periudhën janar-qershor 2023, është shpenzuar vetëm 18% e buxhetit për investime kapitale”, shkroi ai.

Sipas Hotit, shpenzimet kapitale sipas organizatave buxhetore janë shqetësuese.

“- Ministria e Bujqësisë   0%,

– Ministria e Pushtetit Lokal    0%,

– Ministria e Shëndetësisë   2%

– Ministria e Ekonomisë   4%,

– Ministria e Drejtësisë   4%,

– Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit   5%,

– Ministria e Tregtisë dhe Industrisë 10%,

– Ministria e Arsimit dhe Shkencës 14%,

– Shërbimi Spitalor 12%

– Ministria e Infrastrukturës 16%.

Sikurse në dy vitet e kaluara, edhe sivjet ekonomisë do t’i mungojnë qindra miliona euro qarkullim në mungesë të realizimit të investimeve kapitale”, shkroi më tej Hoti.

Related Articles