Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar hulumtimin i ri nga Instituti Republikan Ndërkombëtar, të publikuar para disa ditëve, raporton Gazeta “Enigma”.
Hoti thotë se ky hulumtim i konfirmon shqetësimet e ngritura nga LDK.
Ai tha se sipas këtij hulumtimi, qytetarët gjithnjë e më pak mendojnë se janë të lirë t’i shprehin mendimet e tyre, situatë kjo, sipas tij, e krijuar nga sulmet e militantëve dhe zyrtarëve të mazhorancës ndaj analistëve, gazetarëve dhe opozitës.
“Dështimi më i madh i Qeverisë është në “përmbushjen e premtimeve elektorale”: në secilin sektor, sido që të matet, as për së afërmi nuk janë përmbushur premtimet me të cilat Kurti dhe Osmani kanë marrë besimin e qytetarëve në vitin 2021”.
“Tri problemet më të madha janë: inflacioni, papunësia dhe kujdesi shëndetësor. Lidhur me gjendjen e ekonomisë, 69% të qytetarëve nuk janë të kënaqur”, shkroi Hoti.
Tutje, Hoti tha se sipas këtij hulumtimi, 60 për qind e qytetarëve thonë se çmimet e ushqimeve janë të larta dhe korrupsioni është i lidhur me qeverinë. /Gazeta Enigma/