Hoti ka disa pyetje për Kurtin para takimit me Vuçiqin

Hoti ka disa pyetje për Kurtin para takimit me Vuçiqin

Ish-kryeministri Avdullah Hoti i ka drejtuar disa pyetje karshi Qeverisë së Kosovës, para takimit të kryeministrit Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që do të zhvillohet të hënën më 27 shkurt.

Ai tha se ende nuk dihet qëndrimi i Kosovës për çfarë do të ndodhë të hënën, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Hoti, pyeti po ashtu se cila është përmbajtja e plotë dhe finale e planit të BE-së, për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Intervenimi im në emër të GP për debatim që kishim për dialog, që nuk përfundoi. Kryeministri u largua nga seanca e fundit pa asnjë paralajmërim. Tash, të hënën është takimi në Bruksel. Nuk dihet çfarë qëndrimi do të mbajë Kuvendi apo Kosova atje. Pyetjet janë legjitime, cila është përmbajtja e plotë dhe finale e planit franko-gjerman. Cili është qëndrimi i qeverisë”, tha ai në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti i LDK-së po ashtu pyeti se çfarë vërejtje i janë dërguar fund-vitin e kaluar dhe cilat vërejtje janë marrë parasysh në draftin që do të diskutohet të hënën.

“Cili është qëndrimi i kryeministrit për marrëveshjet paraprake, në veçanti për marrëveshjet për Asociacionin. A është kryeministri kundër kësaj marrëveshje që e ka kundërshtuar. A insiston kryeministri vetëm në marrëveshjen me njohje reciproke, apo është i gatshëm t’i përbijë sharjet dhe kritika nga oponentë politikë që sot janë në opozitë, e ta pranojë marrëveshjen pa njohje”, shtoi Hoti gjatë seancës plenare.

Related Articles