Ish-kryeministri Avdullah Hoti, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, ka thënë se Albin Kurti “mund edhe t’i ikë përballjes me oponentët politikë, por s’mund t’i ikë 9 shkurtit”.
Hoti ka deklaruar se mosprezenca e VV-së në disa televizione është për keqardhje, dhe se, do të ishte qasje e duhur që në studio televizive të kishim përfaqësuesit e partive politike për të ballafaquar programet për ekonomi, ose shëndetësi.
‘‘Tani ai mund të i ik përballjes në studiot televizive me oponentët politikë me partitë që garojnë në këto zgjedhje, por s’mund t’i ikë 9 shkurtit, aty do të ballafaqohet me vullnetin e qytetarëve. Unë besoj që është për keqardhje që qytetarëve nuk u shërbehet një debat i tillë, nuk iu ofrohet një debat i tillë. Do të ishte qasje e duhur që çdo mbrëmje në studio televizive të kishim përfaqësuesit e partive politike për të ballafaquar programet për ekonomi, ose shëndetësi. Dhe të kishim një ose dy debate të kandidatëve për kryeministër. Nuk ështël obligim kushtetues, por është obligim demokratik. Para disa viteve kërkon që të ketë ballafaqime të tilla, tani më e dinë edhe ata se çfarë do t’i gjenë në zgjedhje, e kanë tradhtu besimin e qytetarëve. ’’, ka thënë ai në T7.