Hoti: Kurtit duhet t’i jepet përgjigja më 28 dhjetor

Hoti: Kurtit duhet t’i jepet përgjigja më 28 dhjetor

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj faktit që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, s’e kishte njoftuar ambasadorin e Misionit të Posaçëm të Kosovës në Vatikan, Vehbi Miftarin, në koncertin e mbajtur në këtë shtet.

Hoti e ka quajtur Kurtin “përbuzës të shtetit” duke thënë se atij “duhet dhënë përgjigjen më 28 dhjetor”, duke iu referuar datës së zgjedhjeve parlamentare.

“Duke mos e njoftuar Ambasadorin e Misionit të Posaçëm të Kosovës në Vatikan, Kurti e dëshmon edhe një herë mungesën e kulturës shtetërore në veprimet e tij.  Kjo nuk është asgjë e re. Kështu ka vepruar ky dhe vartësit e tij në vazhdimësi.  Shumë mund është bërë që shteti i Kosovës ta ketë të dërguarin e vet në Selinë e Shenjtë dhe gjithandej nëpër botë”, deklaroi Hoti.

“Injorimi i Ambasadorit të Kosovës është injorim i shtetit të Kosovës”, tha më tej ai.

Related Articles