Hoti – Kurtit: I ke thy rekord vetes, 3 miliardë euro ke deficit tregtar

Hoti – Kurtit: I ke thy rekord vetes, 3 miliardë euro ke deficit tregtar

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti thotë se qeveria ka thelluar deficitin tregtar për 3 miliardë euro.

“Në bazë të të dhënave të ASK, janar-gusht 2022 krahasuar me vitin e kaluar, eksportet janë rritë për 150 milionë por importet janë rritë me 800 milionë, deficit tregtar është shku në 3 miliardë, rritje në 56 për qind krahasuar me vitin paraprak. Besoj që këtu ia keni thy ni rekord vetes.

“Çka po importojmë më shumë? Në të gjitha mallrat pa përjashtim jemi duke importuar.

Kjo i vë në pikpyetje të madhe deklarimeve tuaja për rritje të vendeve të punës në 40 mijë, rritje ekonomike e kështu”, ka thënë ai. Nga Shqipëria janë zvogëlu importet për 10 për qind, por janë rritë nga Serbia për 30 për qind. Këtu mundeni me thanë, po është ekonomi e lirë e tregut, në rregull, por ka qenë kështu edhe kur keni rrotullu kamiona”, ka thënë ai.

Related Articles