Hoti: Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit e kanë kurthuar Kosovën në dialog

Hoti: Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit e kanë kurthuar Kosovën në dialog

Avdullah Hoti, ish-kryeministri i Kosovës, ka thënë se vendi “nuk i ka marrëdhëniet e mira” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hoti ka deklaruar se Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit e kanë kurthuar Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë.

“Duhet ta kenë të gjithë të qartë njerëzit në Kosovë për ndryshimin e qasjes dhe të relacioneve të Kosovës me ShBA-në. Për disa vite kemi marrë letra të vazhdueshme ku ftohet Kosova dhe Serbia të intensifikojnë procesin e dialogut për një njohje reciproke”.

“Në dy apo tri vitet e fundit ka ndërruar komplet kjo qasje, ne veçanti pas pranimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit në Ohër të cilat e vendosin një status-qua të re. Nuk do mend për të konkluduar se dëm shtetit i ka bërë Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit, duke e kurthuar shtetin e Kosovës në atë marrëveshje në një farë mënyrë që hymë në rrugë pa krye në procesin e dialogut”, ka thënë Hoti.

Ndër të tjera, Hoti ka pohuar se kryeministri aktual Albin Kurti nuk e ka refuzuar draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Procesi degradoi veprimet në veri me të drejtë apo pa të drejtë pa koordinim me miqtë dhe aleatët tanë në veri krijuan situatë të re dhe përfunduam në Ohër mejnë aneks nga Shtëpia e Bardhë. Sot kryeministri në largim e ka në zyrën e tij draftin statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe i cili qartësisht thotë për ngrirjen e situatës sa i përket strukturave paralele në arsim e shëndetësi edhe në plotë aspekte tjera”.

“Edhe duhet thënë që edhe atë draft statut të Asociacionit që e ka pranuar nga dhjetori i vitit 2023 nuk e ka refuzuar pavarësisht se çfarë thotë poshtë e lartë, e ka në zyrë të vet. Tani është bërë kusht formimi i Asociacionit në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian, pra nga Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit. Ky është problemi ne tani jemi kurthuar, dhe është ngrirë situata sa i përket marrëveshjes përfundimtare mes dy vendeve”, ka thënë Hoti.

Related Articles