Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë Ligjin për KPK-në.
Hoti tha se me këtë rast, ka dështuar tendenca për zgjedhje të kryeprokurorit nga koalicioni Kurti – Osmani.
“Ligji për Këshillin Prokurorial shpallet kundërkushtetues. Vonesa e emërimit të Kryeprokurorit ishte pjesë e skenarit të Kurtit dhe Osmanit për ndërhyrje në prokurori”, shkroi Hoti.