Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shkruar me rastin e 34-vjetorit të themelimit të LDK-së.
Ai ka uruar aktivistët, simpatizantëve dhe gjithë ata që për 34 vite kontribuuan për Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Ish-kryeministri ka shkruar se LDK-ja është e përhershme sikurse Republika e Kosovës.
“Lidhja Demokratike e Kosovës sot kremton 34 vjetorin e themelimit. Intelektualë dhe patriotë, burra e gra të guximshëm, më 23 Dhjetor 1989 u mblodhën me një qëllim dhe vizion të qartë, themelimin e lëvizjes më të madhe politike, të prirë nga ati themeltar i shtetit të Kosovës, Presidenti Rugova. Shtëpia politike e Presidentit Rugova shumë shpejt u bë shtëpia e të gjithëve, orientimi politik i LDK-së dhe rruga e vetme, e cila i siguronte popullit atë që ëndërronte, LIRI, PAVARËSI DHE DEMOKRACI. Lidhja Demokratike e Kosovës është e përhershme ashtu siç është Republika e Kosovës!”, ka shkruar Hoti.