Hoti për guvernatorin e BQK-së: Në Bruksel shkoi pa ftesë, u instrumentalizua nga Qeveria

Hoti për guvernatorin e BQK-së: Në Bruksel shkoi pa ftesë, u instrumentalizua nga Qeveria

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në proflinin e tij në Facebook i ka reaguar guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje Hoti i ka nxjerr disa përfundime lidhur me raportimin e guvernatorit të Bankës Qendrore Ahmet Ismaili, në Komisionin për Buxhet të Kuvendit të Kosovës lidhur me pjesëmarrjen në dialogun me Serbinë për çështjen e dinarit.

Hoti deklaroi se “guvernatori i BQK-së ishte instrumentalizuar nga Qeveria dhe se në Bruksel kishte shkuar pa ftesë”.

“Nuk ka asnjë informatë zyrtare me shkrim se çfarë është biseduar në takim me palën serbe. Guvernatori deklaron se, “nuk ka biseduar asgjë që nuk është dashur të bisedohet”. Kaq për transparencën e këtij takimi”, tha Hoti.

“Ekziston një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që qartëson se, Qeveria e Kosovës është i vetmi institucion që përfaqëson Kosovën në dialog me Serbinë. Rrjedhimisht, pjesëmarrja e Guvernatorit në këtë takim nuk është në përputhje me autorizimet ligjore të tij. Kompetencat e Guvernatorit sipas nenit 37 të Ligjit për BQK nuk parashohin se Guvernatori e përfaqëson Kosovën në dialog me një vend fqinj për zbatimin e rregullores së BQK-së”, theksoi ai. /GAZETA NIGMA/

Related Articles