Anëtari i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani, për vizitën që kjo e fundit e bëri sot në Mitrovicë, tek kryetari i ri Faton Peci.
Hoti tha se “shkuarja në Mitrovicë për ta uruar ish-bashkëthemeluesin e partisë është shkelje e hapur e rolit kushtetues”.
“Kur Presidentja zgjedh kë të urojë sipas afërsisë partiake, Zyra e Presidentit shndërrohet në zyrë politike. Kjo Presidente nuk përfaqëson unitet, por favorizime dhe përçarje”, deklaroi Hoti në një postim.
