Hoti për sulmin e 11 shatorit: Zoti i bekoftë viktimat dhe familjarët e tyre

Hoti për sulmin e 11 shatorit: Zoti i bekoftë viktimat dhe familjarët e tyre

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka përkujtuar sulmin e 11 shtatorit 2001 në ShBA.

Hoti tha se 11 shtatori është dita që i ka kujtuar botës se duhet mobilizuar kundër të ligës.

“11 shtatori është dita që na ka prekur të gjithëve thellë në zemrat tona, ditë që i ka kujtuar botës se duhet mobilizim kundër të ligës për të mbrojtur vlerat demokratike”, ka shkruar Hoti.

Ai tha se Kosova dhe populli i saj do të mbeten gjithmonë përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit të saj.

“Zoti e bekoftë Amerikën dhe popullin e saj. Zoti i bekoftë viktimat dhe familjarët e tyre!”, ka shtuar ai.

Related Articles