Hoti për suspendimin e kryesindikalistit të Trepçës: Nuk është koha për t’i hedhur benzinë zjarrit

Hoti për suspendimin e kryesindikalistit të Trepçës: Nuk është koha për t’i hedhur benzinë zjarrit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Koosvës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj vendimit të menaxhmentit të Trepçës që suspendoi udhëheqësit e sindikatës së minatorëve.

Hoti, thotë se ky mentalitet ndëshkues i menaxhmentit është absurd në kohën kur greva po vazhdon në ditën e shtatë.

“Ndërkohë që minatorët vazhdojnë grevën, Menaxhmenti i Trepçës shkarkon udhëheqësit e sindikatës së minatorëve. Kjo është e paprecedent. Ky mentalitet ndëshkues i menaxhmentit është absurd në kohën kur greva po vazhdon në ditën e shtatë. Ky veprim nuk është në funksion të gjetjes së zgjidhjes. Përkundrazi”, shkroi Hoti.

“Edhe nëse menaxhmenti ka ligjërisht të drejtë për veprimet e ndërmarra, tani është koha për të negociuar 24 orë për të gjetur zgjidhje të balancuar e të pranueshme për të gjitha palët”.

“Nuk është koha për t’i hedhur benzinë zjarrit. Shëndeti i minatorëve është mbi të gjitha”.

Related Articles