Hoti: Viti 2026 nis me tarifa të rritura të ujit dhe kanalizimeve, në prill pritet të shtrenjtohet edhe rryma

Hoti: Viti 2026 nis me tarifa të rritura të ujit dhe kanalizimeve, në prill pritet të shtrenjtohet edhe rryma

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një reagimi ka thënë se viti 2026 ka nisur me tarifa të rritura për ujë dhe kanalizime, raporton Gazeta “Enigma”.

Hoti [përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se në regjionin e Prishtinës, rritja e tarifave është 43.85% për amvisëri dhe 40.01% për biznese. Tutje ai ka theksuar se furnizimi me ujë nuk ka përmirësime të mjaftueshme dhe humbjet në rrjet mbeten të larta.

“Viti 2026 nis me tarifa të rritura të ujit dhe kanalizimeve. Në regjionin e Prishtinës, rritja është 43.85% për amvisëri dhe 40.01% për biznese. Në anën tjetër, furnizimi me ujë nuk është përmirësuar mjaftueshëm, humbjet e ujit në rrjet mbesin të larta, kompanitë e ujësjellësit vazhdojnë të kenë raporte të auditimit me plot vërejtje substanciale. Brenda këtyre tarifave të rritura paguhet edhe për derdhjen e ujërave të zeza, por ato ujëra të zeza nuk trajtohen. Ato derdhen në lumenj”, ka shkruar Hoti, duke paralajmëruar edhe një shtrenjtim tjetër të energjisë elektrike.

“Në prill pritet të shqyrtohet rritja e sërishme e energjisë elektrike. Tatimi në pronë për biznese sivjet nis me rritje substanciale gjithashtu”, tha ai.

Related Articles