Hoti: Vjosa Osmani është dorë e zgjatur e Albin Kurtit

Hoti: Vjosa Osmani është dorë e zgjatur e Albin Kurtit

Kritika të ashpra ka adresuar ish-kryeministri Avdullah Hoti, ndaj ish-bashkëpartiakes së tij, Vjosa Osmani, e cila është në postin e Presidentes së vendit.

Sipas deklaratave të Hotit, “Vjosa Osmani shkon në zyrën e presidentes por nuk e mbanë distancën nga zhvillimet e përditshme politike”.

Madje sipas tij, “ajo përfshihet plotësisht në to”.

Hoti e ka quajtur Presidenten Osmani “dorë e zgjatur e Kurtit dhe qeverisë së tij”.

“Ka qenë pjesë e agjendës qeveritare në çdo aspekt. Tek aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, ligjet që vet i kanë miratuar, asnjë ligj nuk e kthen prapa, nuk e emëron kryeprokurorin e shtetit, e shkarkon kryesuesen e KQZ-së në fillim të mandatit të saj”.

“Nuk janë në koordinim por Osmani është e nënshtruar. Një person e ka bërë këtë politikë të marrë, të tjerët veç e kanë ekzekutu përfshirë edhe këtë [Osmani]. Kështu ka qenë gjithmonë në çdo moment, në çdo vendimmarrje të rëndësishme që ka ndodhë në këtë vend, ajo asnjëherë nuk e ka ruajtur pavarësinë e saj funksionale për të siguruar rendin kushtetues”, tha Hoti në Rubikon.

Ai e ka akuzuar Presidenten Osmani se “po përfshihet edhe në aktivitete të fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit”.

Related Articles