Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se është paradoksale që Kosova si vendi më proamerikan e proevropan të jetë nën sanksione nga BE dhe të ketë marrëdhënie të tendosura me SHBA-të si aleatin kryesor, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se vetëm një qeveri e mbrapshtë e merr mandatin qeverisës me një marrëveshje aktive të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë dhe e sjell vendin në këtë situatë.
Hoti ka shtuar se sot zyrtarët e Qeverisë është dashur të jenë në Tiranë, por ne dëgjojmë sqarimet e ambasadorit amerikan për të vërtetën e raporteve SHBA-Kosovë.
Postimi i tij i plotë:
Është paradoksale që vendi më proamerikan e proevropian në rajon e më gjerë të jetë nën sanksione evropiane dhe me marrëdhënie të tendosura me aleatin kryesor.
Vetëm një qeveri e mbrapshtë e merr mandatin qeverisës me një marrëveshje aktive të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë dhe e sjell vendin në këtë situatë.
Sot, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës do të duhej të ishin në takime në Tiranë, qoftë edhe si pjesë e takimeve të Sekretarit Blinken me lidershipin e Shqipërisë. Por, fatkeqësisht, duhet të dëgjojmë sqarimet e Ambasadorit Amerikan në Prishtinë për të vërtetën e raporteve të ShBA-së me Kosovë, sepse Qeveria e Kosovës është thjeshtë manipuluese e opinionit publik.
Avdullah Hoti
Lidhja Demokratike e Kosovës