Houthit nga Jemeni deklaron se sulmi ndaj Izraelit u koordinua me Iranin

Houthit nga Jemeni deklaron se sulmi ndaj Izraelit u koordinua me Iranin

Për herë të parë, rebelët Houthi në Jemen kanë deklaruar publikisht se kanë kryer një sulm ndaj Izraelit në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Iranin.

Zëdhënësi ushtarak i grupit, Jahja Saree, deklaroi se brenda 24 orëve të fundit janë lëshuar disa raketa balistike drejt qytetit izraelit të Jaffas.

“Në mbështetje të popullit të shtypur palestinez dhe iranian… ky operacion u koordinua me sulmet e kryera nga ushtria iraniane kundër armikut kriminal të Izraelit”, u shpreh Saree, sipas mediave ndërkombëtare.

Houthit janë pjesë e aleancës rajonale të udhëhequr nga Irani, së bashku me Hamasin dhe Hezbollahun. Ata kontrollojnë një pjesë të madhe të territorit të Jemenit, përfshirë kryeqytetin Sana’a, rreth 1,000 kilometra larg Izraelit.

Në deklaratën e tyre, Houthit fajësojnë Izraelin për paqëndrueshmërinë në Lindjen e Mesme, duke e cilësuar si nxitës të “ciklit të pafund të konfliktit” për shkak të “krimeve të tij të vazhdueshme” në rajon.

Related Articles