Ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, ka folur në një konferencë për media sa i përket vendimit të BQK-së për çështjen e dinarit dhe për faktin që Kosova s’ka pranuar kërkesat e Washingtonit për këtë problematikë.
Hovenier ka thënë se Ndihmës Sekretari Amerikan, Jim O’Brien ka qenë shumë i qartë në intervistën e fundit dhe se SHBA ka shqetësime seroioze për mënyrën se si është futur në fuqi rregullorja e re e BQK-së.
“ Jim O”brien ka folur për këtë cështje. Mesazhi i tij është i qartë. Mesazhi im ishte i qartë. SHBA ka shqetësime serioze për mënyrën se si ky Rregullim ka hyrë në fuqi. I kemi shprehur shqetësimet privatisht dhe publikisht”, ka thënë Hovenier.
Ai ka shtuar se SHBA nuk e sfidon Kushtetutën e as autoritetin e BQK-së.
“Ne nuk e sfidojmë kushtetutën apo autoritetin e BQK-së”, ka thënë tutje.
“Ne vazhdimisht kemi kërkuar shtyrjen duke pasur parasysh ndikimin tek serbët lokalë. Ne kemi kërkuar që ajo të diskutohet në kuadër të dialogut. Presim që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive për këtë”Derisa punohet për të vendosur këtë proces, ka nevojë që të bëhen provizione të brendshme që lejojnë Serbinë që të dërgojë përfitimet sociale, si pensionet, përkrahjen për shëndetësi dhe për arsim. S’ka pasur përpjekje që kjo të ndodh”, ka shtuar tutje.
Hovenier ka thënë se i vjen keq që të kërkojë vëmendjen për mesazhin që u tha qartë nga O’Brien, e i cili kërkoi partneritet për çështjen e dinarit.
“Më vjen keq që duhet të tërheq vëmendjen tek mesazhi shumë i qartë dhe i fortë i Jim O”Brien. Ai kërkoi për partneritet me Kosovën për këtë cështje. Ai shprehi zhgënjim që Qeveria Kurti s’iu është përgjigjur kërkesave tona.Unë jam i shqetësuar .Siç ka thënë O”brien Kjo situatë tahsmë ka ndikuar në kualitetin e raporteve tona.”, ka thënë Hovenier.