Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka bërë të ditur se në Prishtinë ka arritur Anu Prattipati, zëvendësshefja e re e Misionit në Ambasadën e ShBA-së.
Ai është shprehur entuziast për punën që do të bëhet në marrëdhëniet mes Kosovës dhe ShBA-së.
“Kënaqësi për të mirëpritur Anu Prattipati në Kosovë si zëvendësshefe e re e Misionit në Ambasadën e SHBA. Mezi pres të punojmë së bashku për avancimin e marrëdhënieve Kosovë-SHBA”, shkroi Hovenier.