Hovenier falënderon Blinken për fjalimin në forumin ndërkombëtar për gratë, paqen dhe sigurinë

Hovenier falënderon Blinken për fjalimin në forumin ndërkombëtar për gratë, paqen dhe sigurinë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka falënderuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, për fjalimin e tij në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që po mbahet në Prishtinë.

Hovenier tha se Blinken në fjalimin e tij nderoi më së miri trashëgimin e Sekretares së ndjerë, Madaline Albright, duke avancuar parimet e Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

“Faleminderit Sekretarit Blinken për mesazhin e tij prekës gjatë sesionit kryesor të #WPSRKS2022. Siç ndan Sekretari Blinken në mesazhin e tij, ne mund ta nderojmë më së miri trashëgiminë e Sekretares Albright duke avancuar parimet e WPS dhe duke qenë të vërtetë ndaj vlerave tona”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Related Articles