Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka bërë homazhe për nder të Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe ambasadorët e QUINT-it.
Hovenier tha se po bën homazhe për t’i bërë nderime familjeve të pikëlluara kosovare që presin lajmet për të dashurit e tyre të humbur.
“Ne përsërisim thirrjen tonë për institucionet dhe zyrtarët që të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre dhe të punojnë së bashku për të zgjidhur rastet e personave të zhdukur”, tha Hovenier. /Gazeta Enigma