Hovenier: Mbështesim një Kosovë sovrane e multietnike

Hovenier: Mbështesim një Kosovë sovrane e multietnike

Ambasadori i ShBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka zhvilluar gjatë ditës një takim me përfaqësues politikë të serbëve të Kosovës.

Ai tha se edhe atyre u ka thënë se Kosova duhet të jetë sovrane, multietnike dhe demokratike.

“Pata rastin të pres sot disa përfaqësues politikë serbë të Kosovës për të diskutuar çështje të rëndësishme për komunitetin e tyre. Opinionet e ndryshme dhe pluralizmi janë pjesë përbërëse e çdo demokracie të fortë dhe të shëndetshme. Përsërita mbështetjen tonë të kahershme për një Kosovë sovrane, multietnike dhe demokratike”, shkroi Hovenier në Twitter.

Related Articles