Hovenier: Mitrovica është një nga manifestimet më të mira të së ardhmes së Kosovës

Hovenier: Mitrovica është një nga manifestimet më të mira të së ardhmes së Kosovës

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, gjatë ditë së djeshme ka qëndruar në Mitrovicë të Veriut, ku ka theksuar se ky është udhëtimi i tij i parë komunal jashtë Prishtinës.

“Udhëtim produktiv dje në Mitrovicë, udhëtimi im i parë komunal jashtë Prishtinës, ku u takova me kryetarët e komunave, mediat dhe aktivistë. Ndërsa shumë fokusohen në rolin e saj të kaluar, unë besoj se Mitrovica është një nga manifestimet më të mira të së ardhmes së Kosovës”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Kujtojmë se Hovenier të martën ka qëndruar në Mitrovicë të Veriut./Gazeta Enigma/

Related Articles