Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se ka ende gjëra që nuk dihen për sulmin e së dielës në veri e se mund të priten sulme të tjera, shkruan Gazeta Enigma.
Hovenier ka thënë se ShBA është duke punuar ngushtë me Kosovën.
Ai ka thënë se terroristët janë grup të organizuar mirë dhe se dikush i ka pajisur me armatim të rëndë
“Nuk mund të flas për pasojat ende, kanë kaluar 48 orë që nga sulmi. I dimë disa gjëra, por disa të tjera nuk I dimë. Ka qenë një sulm dhe incident shumë i madh. ShBA po punon ngushtë me Kosovën. E dimë që ka enë sulm nga një grup i trajnuar mirë me pajisje ushtarake. E dimë se janë vrarë disa nga sulmuesit e se disa kanë ikur. Por, autoritetet serbe thanë se ata e kanë humbur forcën e se do ta përdorin këtë për sulme të tjera. Duhet t’i ruajmë energjitë, pajisjet që janë sekuestruar dhe strategjitë që po punojmë. Ky është një grup I trajnuar dhe I organizuar dhe është dikush pas tyre që i ka pajisur me armatim të rëndë. Ka pasur një koordinim të fortë mes Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it. Ky ishte një sulm I madh ndaj Kosovës me pasoja tragjike. Ne jemi me popullin e Kosovës dhe po punojmë që ata të dalin para drejtësisë”.