Sot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes ambasadës së saj në Prishtinë, kanë nderuar tre kontribuues të jashtëzakonshëm në ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë për t’i dhënë fund spastrimit etnik serb ndaj shqiptarëve.
Nderimet u bënë për dy pilotët Kevin L. Reichert dhe David A. Gibbs, që humbën jetën në fushatën ajrore të NATO-s, si dhe ish-sekretaren amerikane, Madaleine Albright e cila vdiq në mars të 2022-ës.
”I nderuar thellësisht për të nderuar 3 individë që kontribuan jashtëzakonisht shumë në ndërhyrjen e udhëhequr nga NATO që i dha fund spastrimit etnik në Kosovë. Sot, ne i kushtuam sallat e konferencave të Ambasadës së SHBA-së për nder të CWO-ve Reichert dhe Gibbs dhe ish-Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright”.
Deeply honored to pay tribute to 3 individuals who contributed enormously to the NATO-led intervention that ended ethnic cleansing in Kosovo. Today, we dedicated U.S. Embassy conference rooms in honor of CWOs Reichert and Gibbs & former Secretary of State Madeleine Albright. 1/2 pic.twitter.com/iHmatZStuI— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) April 30, 2024