Hovenier në takim me shefin e OSBE-së në Kosovë, bisedojnë për fuqizimin e institucioneve demokratike

Hovenier në takim me shefin e OSBE-së në Kosovë, bisedojnë për fuqizimin e institucioneve demokratike

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka takuar shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Devonport, ku kanë diskutuar për fuqizimin e institucioneve demokratike në vend.

Në një njoftim në Twitter, faqja e OSBE-së lajmëroi se qenë “të kënaqur të presim ambasadorin e ri amerikan, Hovenier”.

“Zhvillimet në Kosovë dhe OSBE-ja u diskutuan. Ne mirëpresim mbështetjen e fortë të ShBA-së ndaj përpjekjeve të OSBE-së në Kosovë për të fuqizuar institucionet demokratike dhe sundimin e ligjit në tërë Kosovën”. /Gazeta Enigma/.

Related Articles