Hovenier në zyrë te Bislimi, flasin për vizitën e Escobarit dhe dialogu me Serbinë

Hovenier në zyrë te Bislimi, flasin për vizitën e Escobarit dhe dialogu me Serbinë

Zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimi, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Në takim është riafirmuar partneriteti i ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njofton qeveria.

“U diskutua mbi procesin e dialogut të fasilituar nga BE dhe rrugën përpara, si vijimësi nga vizita konstruktive e zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, njëherësh i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Kosova vazhdon të mbetet palë aktive, me ide në proces, konstruktive, me vullnetin, gatishmërinë dhe përkushtimin për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme, për normalizim të plotë të marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër”, thuhet në kumtesë.

“Kosova e mirëpret gjithmonë interesimin dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës jemi aleatë në vlera dhe partnerë në qëllime”.

Related Articles