Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, u shpreh i kënaqur pasi në emër të shtetit të tij dhuroi një skaner të ri CT për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.
Dhurimi u bë me mbështetjen e U.S. European Command.
Hovenier tha se ky skaner i ri do të përmirësojë kujdesin e ofruar për të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Një komb i shëndetshëm është një komb i fortë”, shkroi ai. /Gazeta Enigma