Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka folur edhe për sanksionet në të cilat është aktualisht Kosova, e të cilat i janë vendosur nga Bashkimi Evropian.
Ai ka thënë se SHBA-ja nuk ka vendosur masa që do të ndikonin në marrëdhëniet tregtare të Kosovës.
“Ne po flisnim për marrëdhënien me SHBA-në, andaj SHBA-ja nuk ka vendosur masa që do të ndikonin në marrëdhëniet tregtare të Kosovës apo në cilësinë e marrëdhënies tonë ekonomike, dhe kjo është e gjitha që unë mund të them për këtë”, ka deklaruar ai në ATV.