Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, do të flasë sot në një konferencë për media në orën 10:20 mbi draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Njoftimi për konferencë ka ardhur nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë.
“Ambasadori sot në ora 10:20 para Ambasadës Amerikane do t’u drejtohet mediave dhe do të flasë për kushtetutshmërinë e draft-statutit të MAS-së”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, ka thënë se për Kosovën tash është me rëndësi që të ecet drejt zbatimit të obligimit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe kjo do të jetë një hap i madh përpara. Formimin e Asociacionit ajo e ka lidhur me aspiratat e Kosovës drejt anëtarësimit në BE.