Gazetari Artan Hoxha thotë se 3 ditë para se të ndodhte sulmi në veriun e Kosovës, ushtria serbe ka rritur nivelin e gatishmërisë me urdhër të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç,
I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, gazetari Hoxha thotë se i vjen keq pasi ekziston mundësia që personi që ka vrarë heroin e Kosovës, të ndjerin Afrim Bunjaku, të jetë pjesë e grupit të sulmuesve serbë që janë larguar.
Artan Hoxha: Serbia e ka marrë përsipër, ka 6 veta të plagosur që i trajton në spitalin e Novi Pazarit sepse aty është shtegu që hyhet në Rashë dhe elementi tjetër që është shumë interesante se 3 ditë para se të ndodhte kjo ngjarje, ushtria serbe ka rritur nivelin e gatishmërisë me urdhër të Presidentit Vuçiç. 2 ditë më parë ka lëvizur trupat nga Karleva në drejtim të Rashkëz që është një zonë e afërt. Dukej që ata po përgatiteshin. Plani ka qenë të hapej zjarr në disa pika të dukej sikur ajo që thoshte Vuçiç që kemi të bëjmë me një revoltë të serbëve të Kosovës prandaj do që ta identifikojë me rastin e Adem Jasharit. Por dallimi është që Adem Jashari dhe familja e tij u ngujua në pronën e vet, ndërkohë që këto janë njerëz që janë sjellë aty. Kosova e ka të provuar se kush është pas këtij sulmi. E vetmja gjë që më vjen keq është se në largimin e tyre, ata janë të shtensionuar dhe i kanë armët e trupit me vete, gjë që do të thotë se vrasësi i heroit të Kosovës, Adem Bunjakut, arma që i ka marrë jetën atij mund të mos jetë mes armëve të bllokuara dhe mund të jetë një nga armët dhe një nga personat që janë larguar.
Gjatë fjalës së tij, Hoxha thotë se duket qartë që kemi të bëjmë me formacion ushtarak të stërvitur dhe koordinuar mirë.
Artan Hoxha: Ajo që duket qartë, kemi të bëjmë me një formacion ushtarak të stërvitur dhe të koordinuar mirë. I vetmi defekt, atyre ju doli situata jashtë kontrollit për shkak të incidentit me policinë e Kosovës. Akoma nuk e dimë se si i shkoi policia natën aty. Aty në oborr janë në tërheqje pasi kanë mbaruar luftimet. Nuk afrohej dot snajperi aty. Manastiri vetë është i vendosur në lugina të ngushta në pozicione të ngushta dhe kanë rrethime shumë të larta.