Hoxha: Deputeti i PDK-së nuk i bëri asgjë zëvendëskryeministrit

Hoxha: Deputeti i PDK-së nuk i bëri asgjë zëvendëskryeministrit

Të enjten pasdite filloi pjesa e dytë e seancës në Kuvendin e Kosovës, pasi u ndërpre për shkak se nisi një përleshje mes deputetëve të PDK-së dhe kabinetit qeveritar.

I pari që e nisi këtë seancë ishte kryekuvendari Glauk Konjufca, e pas tij fjalën e mori deputetja e PDK-së Eliza Hoxha.

“Sot nuk u gjuajt asgjë nga ana e opozitës, sot u provokua me mjete demokratike performative një akt dhe një qëndrim i një grupi qeveritar, apo thënë më mirë u flladit kryeministri dhe zëvendëskryeministri, nxitja erdhi nga zëvendëskryeministri ju e provokuat dhunën, zëvendëskryeministri e goditi me shishe me ujë deputetin, ai nuk i bëri asgjë”, tha Hoxha.

Related Articles