Hoxhë Nexhmedin Bajrami ka folur për festën e Fitër Bajramit dhe për të mirat e grave që përgatitën ushqim gjatë Ramazanit, raporton Gazeta “Enigma”.
Ai në emisionin “Weekend” ka treguar se shpërblimin e grave dhe nënave të cilat kanë bërë përgatitjet për ushqim në muajin e shenjtë të Ramazanit.
“Nënat tona dhe gratë për ushqimin që përgatisin shpërblimin tek Zoti e kanë të barabartë me atë që e agjëron Ramazanin, do të thotë se ato edhe vet janë agjërueshëm por plus e kanë edhe një shpërblim të barabartë me ty që ke agjëruar Ramazanin, për shkak të mundit që e japin gjatë gjithë kohës”, ka thënë Bajrami.