Hoxha i Llapit e falenderon Gjilanin për pikën e “dhuruar”

Hoxha i Llapit e falenderon Gjilanin për pikën e “dhuruar”

Llapi dhe Gjilani kanë ndarë pikët në ndeshjen hapëse të Albi Mall Superligës për edicionin 2024/25, shkruan Gazeta Enigma.

Ky barazim ka lënë shije të hidhur te tifozët llapjan, të cilët kishin pritur duket më shumë nga skuadra e tyre.

Përveç barazimit, loja ishte tejet zhgënjyese, ndërkohë me mysafirët që eklipsuan llapjanët me lojën e treguar.

Në fakt Gjilani krijoi raste të shumta për shënim, mirëpo që nuk arriti më shumë se një herë të qëllonte në portën vendase. Pikërisht, për këtë arsye shumë tifoz llapjan kanë përgëzuar ekipin gjilanas, teksa disa prej tyre edhe e kanë falenderuar për pikën e ofruar.

Njëri ndër ta ishte edhe kryeimami i Llapit, Bekim Jashari, i cili në llogarinë zyrtare të klubit llapjan ka shkruar:

“Faleminderit KF Gjilanit për pikën e dhuruar publikut llapjan”, ka shkruar Jashari.

Ndryshe për gjilanasit realizoi Oltion Bilalli në minutën e 50-të të ndeshjes, ndërkohë Ahmed Januzi barazoi në fundin e ndeshjes. /Gazeta Enigma/

Related Articles