Hoxha: Kurti na ka futur në një rrugë qorre dhe joligjore

Hoxha: Kurti na ka futur në një rrugë qorre dhe joligjore

Deputetja e zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, në një deklaratë për media tha se situata me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës është e pakëndshme për të gjithë, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje Hoxha ka theksuar se mosveprimi i PDK-së ndaj procesit joligjor është pozicioni për të mos e votuar një proces që nuk mund të bëhet.

“Është situatë shumë e pakëndshme për krejt neve, njerëzit munden ta shohin në mënyra të ndryshme, por ne si parti të tjera, z.Kurti na ka futur në një rrugë komplet qorre dhe joligjore. Çfarëdo lloj veprimi ose mosveprimi rezultati është jo i mirë. Mosveprimi ynë ndaj një procesi joligjor është pozicioni jonë për të mos votuar për një komision që është ndryshuar në gjysmë të procesit e që nuk mund të bëhet”, tha Hoxha në “DPT te Fidani”.

“Kurthi i parë është kur KQZ ka certifikuar rezultatet. Sepse Ligji për Qeverinë thotë që, anëtarët e Qeverisë që zgjedhën deputetë, në momentin të japin dorëheqje nga ekzekutivi”,  vijoi tutje Hoxha. /Gazeta Enigma/

Related Articles