Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka folur pas përleshjes fizike mes bashkëpartiakëve të saj dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar.
Hoxha ka thënë se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka sulmuar deputetin Mergim Lushtaku, i cili sipas saj, nuk e ka gjuajtur me armë, por “vetëm e freskoi pak në këtë situatë të tensionuar”.
“Bislimi e sulmoi kolegun tonë i cili as nuk e sulmoi as nuk e gjuajti me molotov as me zollë përveç se i freskoi pak në këtë situatë të tensionuar”, ka thënë ajo.