Pas njoftimit për heqjen e të gjitha masave ekonomike të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, ekonomisti Mustafë Kadriaj ka vlerësuar se këto masa kanë shkaktuar pasoja të konsiderueshme ekonomike dhe institucionale gjatë dy viteve të fundit, shkruan Gazeta Enigma.
Në një prononcim për Gazetën Enigma, analisti Ylli Hoxha deklaroi se masat ndaj Kosovës nga BE kanë qenë shumë të dëmshme.
“Masat e BE-se kane qene tejet te demshme, nuk diskutohet! Largimi i tyre ka qene tejet i vonuar! Leksioni qe duhet nxerre nga kjo parodi eshte se BE eshte institucion qe ndeshkimin ndaj neshe e ka eksponencialisht me te lehte se stimulimin! Perderisa arsyet e masave ishin zvetnuar ato mbeten ne fuqi edhe per nje kohe sepse vendimarrja ne BE ishte e pamundur”, tha Hoxha për Enigmën.
Sipas tij elita në Kosovë duhet të fokusohet në një dialog të brendshëm
“Elita ne Kosove duhet ta analizoje drejte natyren e marredhenies tone me BE, sepse mosnhohja nga 5 vende anetare e nganjehere edhe ngurrimi i vete vendeve anetare qe na kane njohur qe t’na perkrahin ne rrugetimin tone, mund te jete ngarkese shtese ne shtetndertimin tone, por edhe te demtoje vete funksionalitetin e shtetit! Shembull konkret eshte mosperkrahja per anetaresim ne Keshill te Evropes, qe u be nga vendet mike dhe jo vetem nga ato mosnjohese! Pra, Kosova duhet te nise nje dialog te brendshem ne menyre qe te kuptohet drejte natyra e marredhenies tone me BE, ne menyre qe te evitohen pasojat negativ te ardhmen”, përfundoi ai.
