Hoxha: Meqë Bislimi lëshoi sallën dhe kërkesa jonë u plotësua tani janë kushtet normale për të vazhduar seanca

Hoxha: Meqë Bislimi lëshoi sallën dhe kërkesa jonë u plotësua tani janë kushtet normale për të vazhduar seanca

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është larguar nga seanca e Kuvendit të Kosovës.

Pas largimit të tij, seanca po vazhdon të mbahet normalisht, pa tensione nga asnjëra palë.

Ishte deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e cila theksoi se me largimin e Bislimit, janë plotësuar kushtet për vazhdim normal të seancës.

“Nxitësi kryesor i dhunës sot është zëvendëskryeministri, zotëri Besnik Bislimi. Më vjen mirë që e lëshoi sallën. Rezistenca jonë këtu dhe bllokimi, ka qenë pikërisht që ai dhe të tjerët ta kuptojnë që nuk munden me ardh këtu dhe me ofendu e dhunu deputetë në çfarëdo mënyre që ata mendojnë që duhet ta bëjnë ose mund ta bëjnë”, deklaroi deputetja Hoxha.

“Meqë zotëri Bislimi lëshoi sallën dhe kërkesa jonë u plotësua, mendoj që tani janë kushtet normale për me vazhdu seanca. Jo me u votu e me vazhdu seanca nën presionin e policisë këtu brenda, sepse është shkelje e rregullores. Nuk jemi në masa të dhunshme, kurrkush kurrkënd s’e dhunoi. E dyta: unë e ftoj kryeministrin e Kosovës, të vijë e të na sqarojë për krejt çka neve jemi brengos dhe kemi ngrit sot si çështje në mëngjes dhe që është raporti me Radojçiqin dhe instrumenti juaj, zonja Kusari”, tha Hoxha.

Related Articles