Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një klub nate në një qytet turk, ku një hoxhë ka mbajtur një ligjëratë duke trajtuar një temë universale: vdekjen.
Në fjalimin e tij, hoxha theksoi rëndësinë e përgatitjes shpirtërore për fundin e jetës, duke përdorur fjalët e tij të fuqishme: “Kur të ju zë vdekja, nuk ka më kthim prapa”.
Audienca, e cila zakonisht është mësuar me muzikë të lartë dhe drita vezulluese, u ndal për të dëgjuar mesazhin e tij, që synonte të frymëzonte reflektim mbi qëllimin dhe vlerat e jetës.