Hoxha: Turp, debat për shëndetësinë e asnjë ministër në Kuvend

Hoxha: Turp, debat për shëndetësinë e asnjë ministër në Kuvend

Derisa në Kuvendin e Kosovës po diskutohet për sektorin e shëndetësisë, asnjë nga ministrat e Qeverisë nuk është prezent në sallë.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e ka quajtur për turp këtë veprim të ministrave derisa ka publikuar edhe fotografi nga salla.

“Pamje nga Kuvendi i Kosovës. Debati për shëndetësinë nga PDK. Asnjë akter qeveritar nuk e ka pa të rëndësishëm dhe nuk ka ardhë. Kaq për fokusin e tyre në këtë lëmi. Deputetët po flasin me njani – tjetrin. Turp”, ka shkruar Hoxha në mbishkrimin e fotografisë në Facebook.

Ajo përmendi mungesën e emërimit të një ministri në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe mungesën e materialeve tjera të nevojshme në këtë sektor.

“Atje jashtë tash e dy muaj nuk ka ministër të shëndetësisë. Shumica e posteve menaxhuese janë me ushtrues detyre. Nuk ka material shpenzues, nuk ka as barna esenciale, lista e pritjes për një shërbim është e gjatë….etj, etj, etj… E si përfundim nuk ka as vëmendje”, ka shkruar deputetja Hoxha.

Postimi i plotë:

Related Articles