Hoxhaj i reagon Muskut: Serbia kreu gjenocid në Kosovë, e Rusia po do ta marrë tokën që s’i përket

Hoxhaj i reagon Muskut: Serbia kreu gjenocid në Kosovë, e Rusia po do ta marrë tokën që s’i përket

Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës i ka reaguar mogulit Elon Musk pas sugjerimit të këtij të fundit që të ketë një qasje të ngjashme si ndaj Kosovës për Donbasin dhe Krimenë e Ukrainës.

“Lexoji disa libra para se ta kuptosh Kosovën dhe Ukrainën më mirë!”, ka shkruar Hoxhaj si replikë ndaj Muskut.

“Serbia kreu gjenocid në Kosovë, përderisa Rusia do që ta marrë tokën që nuk i përket”.

“Ju keni një narracion rus. Qëndroni jashtë kësaj pune nëse nuk jeni të njohur me detajet”.

Musk e ka përmendur rastin e pavarësisë së Kosovës kur ka folur për gadishullin dhe krahinën ukrainase të Krimesë dhe Donbasit.

Ai e ka hapur një anketë në llogarinë e tij në Twitter duke propozuar që të mbahet një referendum se me kë duan që të jenë këto dy territore, me Ukrainën apo Rusinë.

“Le ta provojmë këtë: vullneti i njerëzve që jetojnë në Donbas dhe Krime duhet të vendosë se a janë pjesë e Rusisë apo Ukrainës”, ka shkruar ai.

I pyetur  nga një ndjekës se a po tenton ta legjitimojë pseudorefendumin që ndodhi nën kushte persekutimi, tortura dhe ekzekutime, Elon Musk sugjeroi që të votimi të zhvillohet nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara.

Më pas ai e ka sugjeruar një qasje të ngjashme për këto territore siç ishte bërë me Kosovën, por pa e elaboruar më qartë se çfarë donte të thoshte me këtë.

“Ndoshta një qasje të ngjashme si me Kosovën?” ka shkruar Musk dhe ia ka bashkëngjitur artikullin e Britannica për  “vetëshpalljen e pavarësisë nga Kosova”.

Related Articles